Policia ka zbardhur dinamikën e përplasjes me armë zjarri në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili. Sipas hetimeve, 66-vjeçari i ka dalë në mbrojtje mikut të tij, Viktor Ruçi dhe gjatë konfliktit dyshohet se ka qëlluar i pari me armë automatike ndaj grupit me të cilin kishin konflikt. Lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa autori i vrasjes dhe 5 shokët e tij janë shpallur në kërkim.



