Asnjë marrëveshje/ Java e tretë në arsim që kur shkollat e Kosovës mbesin të mbyllura 

Asnjë marrëveshje/ Java e tretë në arsim që kur shkollat e Kosovës mbesin të mbyllura 

Kanë kaluar tri javë që kur greva në arsimin e Kosovës është duke vazhduar.

Që nga 25 gushti, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kishte marrë vendim që të hyj në grevë duke kërkuar rritje pagash prej 100 eurosh.

Edhe pas takimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët mes dy palëve.

Pavarësisht mos realizimit të kërkesave të sindikalistët disa shkolla kanë vendosur që të fillojnë procesin mësimor.

Të enjten, në komunën e Gjakovës pesë shkolla kanë filluar procesin mësimor.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jasharaj për deklaroi “vetëm 17 mësimdhënës janë duke tentuar të punojnë dhe ata dolën që janë të afërt me pushtetin”.

Edhe pas takimit që ishte mbajtur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ai kishte pohuar se greva vazhdon të mbetet e njëjtë.

“Kemi shumë komuna dhe shkolla në raport me atë që më thanë greva është e njëjtë. Unë po them mund të ketë individë që dëshirojnë të punojnë. Besoj se do të ketë dezinformata edhe nga grupe të caktuara që disa shkolla kanë filluar punën”.

Ndërsa nga kryeministri i Kosovës, kreu i SBASHK-ut ka kërkuar që jetë “kryeministër i të gjithëve”.

Grevistët kanë kërkesë që qeveria t’ua rris pagat për 100 euro shërbyesve publikë, përfshirë mësimdhënësit, derisa të futet në fuqi ligji për paga, i cili parasheh rritjet e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy