Vrasja në Kuçovë/ Autori zbrazi karikatorin e kallashnikovit mbi trupin e 41-vjeçarit

Vrasja në Kuçovë/ Autori zbrazi karikatorin e kallashnikovit mbi trupin e 41-vjeçarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Goraj të Kuçovës. Sipas informacioneve nga uniformat blu, autori i vrasjes, Vangjel Polovina dyshohet që të ketë zbrazur një karrikator të tërë në vendin e ngjarjes. Mësohet se në lokalin ku u bë vrasja janë gjetur 62 gëzhoja.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka karrige dhe sende të tjera të thyera. Kjo skenë, ka ngritur dyshumet se mes viktimës dhe autorit të ketë patur përleshje fizike më parë. Sipas banorëve të fshatit, autori dhe viktima ishin ulur për të pirë një kafe, por më pas si duket situata është përshkallëzuar dhe Polovina pas përleshjes fizike ka shkruar në drejtim të furgonit të tij dhe ka marrë armën e zjarrit.

Nga sa bëri të ditur edhe policia, 44-vjeçari dhe viktima kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash Ajet Gunelit, por ankohej se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë. Mësohet po ashtu se edhe pse ka pasur denoncime për rastin, konfliktet mes të dyve nuk ishin sheshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy