Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se dalja e tezës së provimit të Maturës Shtetërore është një padrejtësi shumë e madhe e cila çon drejt një pabarazie dhe prish mundësinë që ai që është më i zoti të fitojë dhe të zhvillojë më tej karrierën siç e meriton.
Duke folur për MCN Live, Karamuço deklaroi se këtë padrejtësi e shikojmë me numrin e studentëve që fillojnë të shkollohen jashtë dhe kur i pyet pse nuk e zhvilluan shkollën në Shqipëri, ngrenë supet dhe thonë se sistemi nuk favorizon meritokracinë dhe njeriun e aftë.
Një nga teknikat e reja të teknologjisë së lartë është kufja me magnet në vesh, ndonjëherë është e rrezikshme kur nuk e kap dot magneti. Kanë ardhur tek ne shiten në dyqane. Lidhet me celularin.
Vjet kemi kapur dy studentë që e kalonin këtë si pajisje me njeri tjetrin, vetëm flet shumë pak dhe nuk dëgjohet edhe kur kalon pedagogu mbikëqyrës.
Vetëm duhet të kesh një moment që t’i tregosh pyetjet dhe çdo gjë që përgjigjet shkruhet në tezë dhe nuk kuptohet.
Kjo ka qenë arsyeja që në provimet e Magjistraturës janë bllokuar valët e celularëve, por nuk mund ti bllokosh në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e mesme.
Sipas tij, nëse do dalin sërish tezat diçka nuk po funksionon.



