Policia në Shkodër çmonon 21 kamera të vendosa në shtyllat elektrike nga grupet kriminale

Policia në Shkodër çmonon 21 kamera të vendosa në shtyllat elektrike nga grupet kriminale

Policia e Shkodrës ka çmontuar sot 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Kamerat, sipas policisë, ishin vendosur nga persona apo grupe kriminale, me qëllim marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Mbrojtja e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy