Arrestohen dy shtetas që ndezën zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë

Arrestohen dy shtetas që ndezën zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë

Drejtoria e Policisë Fier ka njoftuar se janë arrestuar dy shtetas për ndezjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë, duke i nxjerrë ata para përgjegjësisë penale për shkatërrim pronash dhe dëmtim të habitateve mjedisore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar në flagrancë 61-vjeçarin Shezai Banaj, banues në fshatin Cakran, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore.” Ai dyshohet se ka ndezur zjarre në luginën e lumit Vjosë, në vendin e quajtur “Mezarak,” duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi të ndryshme të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan 58-vjeçarin Arjan Kaja, banues në fshatin Dushk, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik.” Ai dyshohet se ka ndezur një zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke. Gjithashtu, ai ka penguar zjarrfikësit në përpjekjet e tyre për të shuar flakët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët të mos ndezin zjarre, pasi kjo do të sjellë pasoja penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy