
Një përplasje fatale mes dy makinash në autostradën Tiranë-Durrës, ka rezoltuar me vdekjen e 60-vjeçares, me iniciale Sh.Ç.
Sipas policisë, sot rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor dy mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



