
Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pasi magazinonin dhe tregtonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara.
Në prangat e policië kanë rënë B. D., 49 vjeç dhe E. R., 34 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. R., 34 vjeç.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor "Fier-Mbrostar", autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.
Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



