Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, në pranga 56-vjeçari

Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, në pranga 56-vjeçari

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë në Fier, në kuadër të operacionit “Informaliteti”.

Bëhet fjalë për R. I., 56 vjeç, banues në Fier, i cili akuzohet për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".

 

NJOFTIMI

Vihet në pranga një shtetas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”.

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen "Apollonia", duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy