Ish- e dashura denoncoi 40-vjeçarin në Itali, zbuloi grupin kriminal shqiptar

Ish- e dashura denoncoi 40-vjeçarin në Itali, zbuloi grupin kriminal shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar, bashkë me një shtetas italian dhe rumun, kanë përfunduar në gjyq në Itali nën akuzën se drejtonin një rrjet trafiku të gjerë prostitucioni. Në bankën e të akuzuarve është shqiptari, Edmond Gjini, 40 vjeç, një 23 vjeçar italian dhe një 30-vjeçar rumun, pozicionet e të cilëve janë sqaruar në seancën paraprake.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal me një krye një shtetas shqiptar, ishte në gjendje të menaxhonte të paktën 20 prostituta që “shisnin” trupat e tyre. Veprimtaria e këtij grupi kryhej në zonën e Pontebbana dhe Terraglio. Secila prej vajzave paguante një “qira” për stacionin, një shumë prej 250 eurosh në javë. Në këmbim, “vajzat e natës” merrnin mbrojtje nga organizata.

Edmond Gjini menaxhoi grupin për më shumë se një dekadë. Ai u arrestua edhe më herët pas një urdhri të Gjykatës së Venecias më 31 janar 2013 me detyrimin më pas që të mos kthehej në Itali për një periudhë prej 10 vjetësh. Mediat shkruajne se atë e “tradhtoi” ish-e dashura e tij, një grua 43-vjeçare, që iu drejtua policisë për të denoncuar metodat e bandës. Edmond Gjini, pasi e la atë e kërcënoi që të mos raportonte në polici, megjithatë gruaja mori guximin dhe arriti bindte hetuesit duke “djegur” kështu organizatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy