
Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja kaa ndodhur në lagjen “Gafurr Muço”, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç.
Si pasojë, ky i fundit ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



