KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Beratit, Rudina Palloj

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Beratit, Rudina Palloj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtarin e Beratit, Rudina Palloj, pas vlerësimit në të tri kriteret, ku ajo rezultoi pa probleme.

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj pati një seancë të lehtë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç doli gjatë relatimit Pallojit nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve, por i ishin kërkuar shpjegime pas disa denoncimeve në kriterin e profesionalizmit.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore.

Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy