Lejuan ndërtime pa leje në Golaj e Has/ Arrestohen dy inspektorë të IMT Kukës

Lejuan ndërtime pa leje në Golaj e Has/ Arrestohen dy inspektorë të IMT Kukës

Policia e Kukësit njoftoi sot se ka arrestuar dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, si dhe u procedua një i tretë pasi lejuan ndërtimin pa leje në tre raste.

Sipas njoftimit të bluve, veç të arrestuarve janë proceduar penalisht dhe 3 shtetas, të cilët akuzohen për ndërtim pa leje.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Kukës, pas një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore:

vuri në pranga shtetasit U. D., 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe B. U., 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për shtetasit Z. D., M. M. dhe F. K.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit U. D., B. U. dhe K. L., duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy