Greqia kthen pas dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës

Greqia kthen pas dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës

Greqia ka kthyer pas dy automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës në kufi, raporton korrespondentja e MCN TV. 

Mësohet se mjetet së bashku me efektivët zjarrfikës janë kthyer mbrapsht në Pikën e kalimit Kufitar të Kakavijës pa dhënë asnjë shpjegim të veçantë, veçse iu është komunikuar që nuk do kalonin kufirin.

Zjarrfikësit nga Dropulli dhe Gjirokastra u nisën me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi, mëngjesin e sotëm për në Greqi, për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në shtetin fqinj, si pasojë e situatës së rënduar të zjarreve. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy