Merrte para për të lejuar ndërtimet pa leje, ndalohet inspektori në Tiranë

Merrte para për të lejuar ndërtimet pa leje, ndalohet inspektori në Tiranë

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme ka ndaluar 47-vjeçarin e identifikuar me inicialet L.V për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 47-vjeçari me detyrë Nd/ Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme ka kryer veprime aktive të shpërdorimit të detyrës duke kërkuar dhe marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të autoriteteve për ndërprerje të ndërtimeve pa leje.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi i ndaluar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy