Avokatja Adriana Kalaja e cilëson dhunë shtetërore atë të ushtruar ndaj avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, një ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Duke folur për “MCN Live”, ajo deklaroi se avokatët që bëjnë opozitë, përballen me dhunë të çdo forme.
Avokati i Popullit duhet të kishte reaguar për ngjarjen dhe ta dënonte. Dhoma e Avokatisë Fier-Vlorë duhet të dënojë dhunën ndaj avokatit Cakrani, është e patolerueshme.
Është dhunë shtetërore, dhunë ndaj njerëzve që kanë kurajo dhe reagojnë, bëjnë opozitë reale, janë njerëz me virtyte dhe integritet. Ne që jemi me vepra kundër këtij pushteti, kemi dhunë të çdo lloj forme. Ne na mbyllet dera në gjykata.
Dhuna nuk duhet dënuar vetëm si dhunë fizike ndaj zotit Cakrani, por dhunë ndaj çdo avokati. Uroj që kjo që ka ndodhur ndaj zotit Cakrani të jetë diçka banale, por nëse pas saj ndodhet një pjesëtar i pushtetit vendor apo qendror, ne nuk do të tërhiqemi.



