
MCN ka siguruar foto nga momenti i krimit që tronditi këtë të enjte qytetin e Elbasanit, ku 58-vjeçari Koço Buzo fillimisht i është afruar me thikë dhe kallashnikov gruas së tij Liljana Buzo, 54 vjeçe. Ajo sapo ka dalë nga ambientet e Gjykatës, ku ishte zhvilluar senaca e parë gjyqësore mbi kërkesën për divorc të gruas.

Autori në dorën e majtë mbante thikën dhe në të djathtën kallashnikovin, ndërsa ishte në pritje të daljes së gruas së tij nga gjykata.

Ai i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine, nga të cilat mbetën të plagosur avokati dhe kalimtari.

Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar në rrugë, ndërsa 54-vjeçarja humbi jetën gjatë kohës që po transportohej në spital.





