Gjykata e Durrësit do të vlerësojë sot masat e sigurisë për 20 të akuzuarit e dosjes “Kurum”.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për “MCN Live” se të pranishëm në gjykatë janë 20 të akuzuarit me masë sigurie, të shoqëruar nga avokatët e tyre, duke çuar në një seancë maratonë.
Ndërkohë i pranishëm për të ndjekur seancën është edhe konsulli gjerman.
Mbi 30 masa arresti janë lëshuar nga Gjykata e Durrësit për skandalin e 816 tonë mbetjeve të rrezikshme të “Kurum” që prej muajsh qëndrojnë në Porto Romano.
Bëhet fjalë për përfaqësues dhe drejtues të kompanisë turke “Kurum”, kompanisë shqiptare Sokolaj shpk, por edhe zyrtarë dhe nëpunës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumente apo kanë bërë kontrabandë dhe pastruar para.



