Vidhte në mënyrë të përsëritur në banesa, sende dhe bizhuteri me vlerë, kapet  42-vjeçari në Durrës

Vidhte në mënyrë të përsëritur në banesa, sende dhe bizhuteri me vlerë, kapet 42-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 42 vjeçar me iniciale J.I pasi gjatë muajit korrik të këtij viti ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet. Njoftimi: Durrës/Zbardhen vjedhjet e kryera në 4 banesa të ndryshme në Durrës, gjatë muajit korrik. Vidhte në mënyrë të përsëritur, në banesa, sende dhe bizhuteri me vlerë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari. Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura, 2 celularë dhe një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të vjedhjeve në banesa, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin J. I., 42 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë, në 4 banesa të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy