Dënohet “Bosi”/ Do të trafikonte 200 shqiptarë në Britani, fëmijët i drogonte të mos bënin zhurmë

Dënohet “Bosi”/ Do të trafikonte 200 shqiptarë në Britani, fëmijët i drogonte të mos bënin zhurmë

Një shtetas shqiptar është dënuar me 8 vjet burg nga autoritetet britanike, për akuzën e trefikut të qenieve njerëzore. I dënuari është shtetasi Luan Braha, i njohur në Britaninë e Madhe si “Bosi”. Ky i fundit, tentoi të trafikojë emigrantë shqiptarë nga Belgjika, mes të cilëvee edhe fëmijë të cilët i drogonte në mënyrë që të mos bënin zhurmë gjatë udhëtimit.

Braha përdori mjediset e lavazhit të tij në Staffordshire për të hartuar planin e tij të trafikimit të emigrantëve shqiptarë. 38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të dërgonte deri në 200 emigrantë në Britaninë e madhe duke i futur në pjesën e pasme të kamionëve. Ata do të paguanin më shumë se 5 mijë paund për udhëtimin.

Planet e tij dolën në dritë kur hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të Ëest Midlands (ROCU) kuptuan se ai ishte organizatori i trafikimit të emigrantëve. Më pas Braha u arrestua në lavazhin e tij edhe pse ai kundërshtoi planet për të trafikuar emigrantë.

Ishte e qartë se Braha ishte organizatori kryesor dhe po bënte haptazi marrëveshje për të kontrabanduar njerëz në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës pa marrë parasysh sigurinë e tyre”, shkruhet në dosjen e prokurorisë. Gjykata e dënoi atë me 8 vjet burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy