
Ndërhyrja e policisë parandalon konfliktin për motive pronësie mes dy vëllezërve në Mat, duke vënë në pranga njërin prej tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Selin Sulaj, 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



