Del fotografia e viktimës, e cila humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku një automjet ka përplasi tre këmbësorë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja, Florjana Kolgjini, ndërkohë që u plagos motra e saj dhe një tjetër.
Aksidenti ndodhi kur 37-vjeçari A. D., humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi tre nxënës të një gjimnazi, të cilët sapo kishin zbritur nga furgoni.
Nga aksidenti gjeti vdekjen 18-vjeçarja, ndërsa u plagos motra e saj dhe një person tjetër, të cilët ndodhen në spital.



