Policia e Shtetit publikon planin e masave për zgjedhjet e 6 marsit

Policia e Shtetit publikon planin e masave për zgjedhjet e 6 marsit

Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore Policia e Shtetit ka publikuar masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

 Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili, deklaroi se sot do të përfundojë edhe shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

 Ndërkohë për monitorimin e procesit zgjedhor do të jetë në detyrë 1.297 punonjës policie.

Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore, i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.

Theks të veçantë mori trajnimi i 1.297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZAZ / VNV-ve janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZAZ, QV, VNV etj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy