Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit/ Ministri Piantedosi: Operacionet do vijojnë (VIDEO)

Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit/ Ministri Piantedosi: Operacionet do vijojnë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ka konfirmuar riatdhesimin e parë nga qendra e emigrantëve në Gjadër të një shtetasi nga Bangladeshi, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të funksionimit të këtij kampi si qendër ndalimi për emigrantët e parregullt.

Drupal Ad

“Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që mbahet në Qendrën e Gjadrit”, ka njoftuar ministri i Brendshëm italian Mateo Piantedosi në profilin e tij në rrjetin social ‘X’, duke bërë të ditur se operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikon strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, shtetasi është nga Bangladeshi, 42 vjeç, që ka mbërritur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut shoqëror.

Mediet fqinje shkruajnë se personi ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.

Më 11 prill, në kampin e Gjadrit mbërritën 40 emigrantë që u ishte refuzuar azili në Itali, pasi konsiderohen kontingjent kriminal nga autoritetet fqinje.

Me deportimin e bangladeshasit, 39 të tjerët do qëndrojnë në kamp derisa të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Afati maksimal i qëndrimit në Shqipëri do të jetë 18 muaj.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, por me dekretin e ri të qeverisë Meloni, “Gjadri” do shërbejë si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe presin deportimin në vendet e origjinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy