Thyen “shtet rrethimin”, ndëshkohen 509 drejtues mjetesh

Thyen “shtet rrethimin”, ndëshkohen 509 drejtues mjetesh

Policia e Shtetit njoftoi se ndëshkoi deri në mesditë 509 drejtues mjetesh të cilët theyn urdhrin për ndalim qarkullimi të automjeteve.

Ndërkohë 76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve,  pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për  thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Nga orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me ushtrinë, kanë vijuar kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

- Tiranë, 171 drejtues mjetesh

- Durrës, 77 drejtues mjetesh

- Fier, 54 drejtues mjetesh

- Vlorë, 53 drejtues mjetesh

- Lezhë, 61 drejtues mjetesh

- Shkodër, 45 drejtues mjetesh

- Elbasan, 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar)”, citohet nga deklarata e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy