
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes së një makine nga rruga në Klos.
Në fshatin Shkallë, bashkia Klos, shtetasi K.R., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



