
IKMT ka shembur disa ndërtesa pa leje në Jalë dhe Dhërmi, edhe pse ka hasur në kundërshtinë e pronarëve të subjekteve.
Korrespondentja Arjola Hasani, në një raportim për MCN Live bën me dije se banorët shprehen se s’kanë qenë të njoftuar për aksionin, dhe shprehen të indinjuar që ndërhyrja ndodh në kulmin e sezonit turistik.
“Prej mbrëmjes IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Jugut. Në Jalë janë prishur 4 objekte pa leje, dhe në Dhërmi 5 markete. Banorët shprehen pas kamerave se e kanë kundërshtuar me forcë policinë, duke u shprehur se nuk ishin të njoftuar dhe ishin në kulmin e sezonit turistik”.



