Zbulohet një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit të koduar “Vendtakimi”, u vunë në pranga pronari i lokalit dhe një person tjetër i cili u kap në flagrancë, duke vënë baste sportive.
Të arrestuarit janë Z. T., 56 vjeç dhe G. E., 33 vjeç.
Gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit të 56-vjeçarit, në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi kanabisi dhe 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive.
Ndërkaq, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në ambientet e lokalit, duke vënë baste, me celular.



