Organizonin lotari të palejuara në lokal, dy persona në prangat e policisë

Organizonin lotari të palejuara në lokal, dy persona në prangat e policisë

Dy persona përfunduan në prangat e policisë, pasi në lokalin e njërit prej tyre organizoheshin lotari të palejuara. Në pranga ranë A. B., 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", si dhe K. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". 

 

NJOFTIMI

Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.  Sekuestrohen 2 aparate celulare.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie në ambientet e një lokali, me anë të aparateve celulare. 

 Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave";

K. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". 

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit, në lokalin në përdorim të shtetasit A. B., që ishte përshtatur për lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuetruan 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy