Rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në Laç, gjykata lë në burg 57-vjeçarin

Rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në Laç, gjykata lë në burg 57-vjeçarin

57-vjeçari Sandër Nezha, i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kw në Laç do të qëndrojë në burg për 30 ditë.

Në seancën me dyer të mbyllura të zhvilluar në Gjykatën e Kurbinit, Nezha ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të rrjetit elektrik me pasoja të rënda. Gjykata i la kohë organit të akuzës për paraqitjen e provave që implikojnë të dyshuarin.

Nezha u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse, si pllakat e bulonat.

Si pasojë u ndërpre furnizimi me energji. Energjia është rikthyer nga një tjetër linjë alternative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy