
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Rreth orës 17:30, në rrugën “Sadik Zotaj”, shtetasi K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



