Kapet me armë zjarri në makinë, arrestohet 59-vjeçari në Korçë

Kapet me armë zjarri në makinë, arrestohet 59-vjeçari në Korçë

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri pistoletë në automjet. 

 

Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë Bilal Mullalli, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit. 

 

Arrestimi është kryer pranë kryqëzimit të fshatit Dishnicë, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. 

 

Sipas informacioneve paraprake, 59-vjeçari dyshohej prej kohësh se mbante armë zjarri. 

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët, atij iu gjet një pistoletë në automjet. 

 

Mësohet se Mullalli ka edhe precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë, arma e sekuestruar është dërguar për ekspertim, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy