Emri/ Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 41- vjeçari në Tiranë

Emri/ Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 41- vjeçari në Tiranë

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Anti Maloku, 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Anti Maloku, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehra dhe municion luftarak.

Maloku rezulton i arrestuar më parë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. 41-vjeçarit iu gjetën në një ambient afër banesës dy armë zjarri dhe 46 fishekë. Njëra armë ishte kallashnikov me dy karikatorë të lidhur

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy