U akuzua për vrasje, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën

U akuzua për vrasje, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën

Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm shtetasin Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Dajana Ndreja kryesuese seance dhe anëtare Olkeda Lice dhe Rudi Laze.

Hoxha në deklaratat e tij vazhdimisht shprehej se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 06:00 të 26 tetorit të vitit 2020 duke argumentuar se ishte ngritur nga gjumi në orën 08:00 të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Sheq i Madh”, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten në punë kur një person iu afrua dhe e qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Për ngjarjen u arrestua Fatmir Hoxha në aeroportin e Rinasit, ku sapo ishte kthyer nga Italia, vend ku kishte udhëtuar 3 ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës. Asokohe dyshohej se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një konflikti mes Hoxhës dhe Toskës për një femër me të cilët të dy kishin bashkëjetuar në periudha të ndryshme. Por besohet se Hoxha, kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy