Emri/ I kërkuar në Itali për trafik droge, kush është 26-vjeçari i arrestuar në Durrës

Emri/ I kërkuar në Itali për trafik droge, kush është 26-vjeçari i arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia, pasi ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit Romario Fati, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy