Tenton vetëvrasjen në Vlorë, i moshuari dërgohet në spital

Tenton vetëvrasjen në Vlorë, i moshuari dërgohet në spital

Një 70-vjecar ka tentuar të vrasë veten me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori”, ku 70-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij ku 70-vjeçari me inicialet R. D., ka qëlluar veten në trup me armë gjahu të llojit “çifte”.

Ai është dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri jeton me bashkëshorten e tij, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy