
Janë rikthyer reshjet e dobëta të borës në disa rajone të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot përkitazi me situatën e rrugëve në vend, pas këtyre reshjeve.
Sipas ARRSH-së, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje ka pasur vetëm në rajonin verior, me intensitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.



