
Trupi i pajetë i një 42-vjeçari nga Tirana është gjetur në Portin e peshkimit në Durrës.
Burime bëjnë me dije se viktima është pikasur nga peshkatarët. Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Paraprakisht policia ka kontaktuar familjarët, që janë shprehur se 42-vjecari ishte i alkoolizuar.



