
“Game over 3” u kodua një operacion i komisariatit Nr.1 të policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin, duke arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A. U., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. U., në Shkozë, shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasit A. R., dhe E. L., duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatet celulare.
Ndërkohë lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



