Video/ Prodhonin dhe trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen tre persona në Korçë

Video/ Prodhonin dhe trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen tre persona në Korçë

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike në vendin fqinjë, Greqi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tre muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e katërt të tij, si rezultat i së cilës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ertin Hoxholli, 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove).

Kastriot Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Zarif Beqiri, 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në fshatrat e Njësisë Administrative Pojan, Maliq, trafikimit të tyre në drejtim të shtetit grek si edhe posedonin armë pa leje, shërbimet e policisë organizuan punën, bënë lokalizimin e personave dhe ushtruan kontrolle në banesat e tyre, në fshatrat Zëmblak dhe Kurilë.

Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krehër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe  i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy