Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë shkurre

Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë shkurre

 

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse.

 

Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencave si dhw ndihma e banorëve të zonës  bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera.

 

Për situatën reagoi edhe deputeti demokrat Luan Baçi, i cili kërkoi ndërhyrje të shpejtë të forcave në terren, duke rikujtuar se vetëm pak javë më parë një zjarr me përmasa të mëdha në Peshtan të Vogël shkaktoi dëme të konsiderueshme.

 

Sipas bilancit paraprak, nga zjarri i sotëm është djegur një kasolle e braktisur, ndërsa flakët kanë përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre.

 

Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy