Një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Rrogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka kaluar në korsinë tjetër duke marrë përpara dhe dy mjete të tjera.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin pasi është verbuar nga dritat e gjata të në mjeti tjetër përballë çka i ka shkaktuar dhe aksidentin duke kapërcyer në korsinë tjetër ku dhe është përplasur kokë më kokë me një ‘Volswagen’ dhe një ‘Volvo’.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale të shumta.



