Eksploziv në murin e një banese në Sarandë, Policia nis hetimet

Eksploziv në murin e një banese në Sarandë, Policia nis hetimet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Sarandë, në orët e para pas mesnate.

 

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, ku një sasi eksplozivi dyshohet se është vendosur në murin rrethues të një banese private.

 

Dëmtimet janë konstatuar në mëngjes nga pronarja e banesës, shtetasja me iniciale S. I., e cila ka njoftuar menjëherë autoritetet.

 

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të plota të shpërthimit, motivet e të cilit mbeten ende të paqarta.

 

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy