Denoncohen raste të shit-blerjes së votës edhe në kryeqytet. Policia e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve T. H 31 vjeç, E. Z 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.
Policia thotë se tre personat janë kapur në flagrancë në fshatin Çekrezë në automjetin tip Opel, brënda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qëndrat e votimit të këtij fshati.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qëndrave të votimit.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.



