Shisnin mallra kontrabandë, arrestohen menaxherët dhe administratorët e 6 magazinave

Shisnin mallra kontrabandë, arrestohen menaxherët dhe administratorët e 6 magazinave

Gjashtë menaxherë dhe administratorë të 6 magazinave në Tiranë janë vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin dhe shpërndanin mallra kontrabande.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit janë shtetasit A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, B. S., 37 vjeç, E.Gj., 38 vjeç, K.S., 25 vjeç dhe B. Ç., 44 vjeç, tw gjithw banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës.

Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencën të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy