
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 38-vvjeçar, i cili dyshohet se ka aksidentuar mëngjesin e së premtes një studente të universitetit “Fan Noli”. Kjo e fundit është transportuar në spital, ndërsa gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia bënë të ditur se në pranda ka përfunduar shtetasi Ilir Dhami. Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip Benz me të cilin përplasi 18-vjeçaren.



