Prej dy vitesh në kërkim për kultivim kanabisi, pranga 28-vjeçarit në Vlorë

Prej dy vitesh në kërkim për kultivim kanabisi, pranga 28-vjeçarit në Vlorë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 28-vjeçari i ndaluar, në bashkëpunim me shtetasin H. C. (të vënë në pranga me herët nga Policia), në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.

Lidhur me rastin, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy