Zjarri në pallatin në Lezhë, 4 persona të asfiksuar

Zjarri në pallatin në Lezhë, 4 persona të asfiksuar

Katër persona janë asfiksuar nga tymi mes të cilëve tre zjarrfikës dhe një qytetar si dhe dëme të konsiderueshme materiale është bilanci i zjarrit që përfshiu një pallat 10 katësh në lagjen “Besëlidhja” pranë Urës së Cenit në Lezhë.

Flakët të cilët ranë në panelin elektrik të objektit mbrëmjen e të dielës sollën frikë dhe panik tek banorët, të cilët mes tymit arritën të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri që flaket të mos përhapen në këtë pallat si dhe objekti të tjera aty pranë, por pranie e tymit solli një situatë problematike.

Banoret thonë se dolën të alarmuar nga shtëpinë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e kaluan natën jashtë apo tek të afërmit e tyre.

Situata u normalizua në orët e para të mëngjesit të së hënës, por familjarët dhe bizneset në zonë vijojnë të jenë në errësirë.

Policia ka vendosur një shirit në pjesën ku ra zjarri, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të nisë puna për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në këtë objekt.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri në panelin elektrik të pallatit 10 katësh ku jetojnë dhjetëra familje si dhe janë të vendosura shumë biznese ra nga ngarkesa e madhe në rrjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy