
Një 51-vjeçar u arrestua në lidhje me një aksident me pasojë vdekjen që ndodhi dje në aksin Pogradec-Korçë.
Drejtuesi i mjetit V. Xh përplasi një motomjet duke lënë të vdekur shtetasin P. V., 73 vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", është përplasur me motomjetin tip "Lifan", pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën”.



