KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Pukës, Flutura Hoxha

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Pukës, Flutura Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Roland Ilia pasi analizoi provat dhe fakte vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Flutura Hoxha.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 22 shkurt KPK konstatoi mosdeklarim dhe mungesë të burimeve për pasuritë e prindërve. Gjyqtarja Hoxha pranoi disa pasaktësi, ndërsa kundërshtoi analizën financiare të Komisionit.

Flutura Hoxha ka një karrierë të gjatë në sistem gjyqësor shqiptar. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006 ajo ka shërbyer si kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Nga 2007 deri në vitin 2011, Hoxha ka mbajtur funksionin inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Më pas ajo është rikthyer si gjyqtare në gjykatën e Pukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy